-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Noka i drejtohet socialistëve: U ka rënë një hije vdekje sikur vini nga një kortezh mortor

Kryesoret

Deputeti Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Noka me ironizim u tha të gjithë socialistëve se i ka kapur një hije vdekje pasi sipas tij kjo ka vdekur edhe pushteti i mafias.

“Sot Shqipëria dhe shqiptarët morën frymë thellë. Amerika e vërtetë u tha shqiptarëve që Shqipëria do të lirohet nga Sorosi. Sali Berisha u tha erdha unë dhe erdhi sot ju ka rënë të gjithëve një hije vdekje, shohim kryetaren që është veshur me të zeza, pra kjo është vdekja juaj.

Kur u shpall Berisha non grata dilnit ju sikur jeni zëdhënësit e shqipërisë, bashkë me atë ditë vdiq dhe pushteti i mafias. U ka rënë një hije vdekje sikur vini nga një kortezh mortor.

Jeni strukur si lepur erdhi dita jonë Pandi, po vjen dita që shqiptarët dhe ne të korrim fitore. Përpiquni sa të doni keni marrë fund. Ku e keni kryeministrin tuaj që tregonte oqeanin, atlantikun, ku e keni Yuri Kim. Erdhi sot tërmet Damian, ky është tërmet i vërtetë, kryetari i komunitetit europian erdhi tu krehë ju merimangat e Xhorxh Sorosit, varri plitik iu pret të gjithë ju. Ky është një lajm sot merni zijeni dhe pijeni lëngun non gartat e Xhorxh Sorosit. Është radha jonë, radha e shqiptarëve edhe pak ditë, pasi u ka ardh dita e skadencët barbarëve.”, tha Noka.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit