Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për verifikimin e masës “detyrim paraqitje” që i është caktuar në hetimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe është gjithashtu i përfshirë në hetimet e aferës “Partizani”.