Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për mosprezencën e Policisë në mbështetjen e qytetarëve ndaj Erion Veliajt në SPAK.
Bardhi shprehet që mosprezenca e policisë është një akt i paprecedent presioni nga pushteti. Ai i bën thirrje policisë së shtetit që të refuzojnë zbatimin e urdhërave dhe të jenë në krye të detyrës.
“Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror!
Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjëve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK, është një akt i paprecendent presioni nga pushteti.
I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.
Edi Rama duhet të heq dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama!”, thotë Bardhi.