Kontrolle në banesën e Ben Qimes në Fier, dyshohet se kërcënoi gjyqtarin

Gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesave të Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”. Ai akuzohet për kanosje me jetë të gjyqtarit Vladimir Cjapi. Arben Isufaj është i njohur për botën e krimit në Shqipëri, si dhe për aktivitetet e tij të paligjshme përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale. /5pyetjet.al