-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Është e papranueshme të harrohet Çamëria!

Kryesoret

Një ditë të bukur vere, shkoj në restorantin Valtos biznes i familjes Gogozoto nga Agjia e Pargës. Prej vitesh kam shkuar në atë vend për të shijuar jo vetëm pamjen, guzhinën por edhe mikpritjen dhe bisedat shqip me të zotin e lokalit, Stavron mbi të 80-tat, burrë punëtor dhe i mençur, familjar i heroit të popullit Thimio Gogozoto.

Përfundova drekën dhe një grua e moshuar, zonja e Stavros, greke nga rrethinat e Janinës e cila nuk flet shqip, afrohet te tavolina dhe zhvillojmë dialogun si më poshtë:
– Do you speak English?
– Yes, i do.
– May I sit here with you to have a talk?
– With pleasure!
– When Stavros and me were young we have been emigrated to Australia. One day, Stavros asked me: shall we go back to our country? I agreed and we turned back here, in Parga.

What I faced here at the begining surprised me, everyone was greeting me “çi vete” “çi vate”, everyone was speaking Albanian here. I thought I came in my country, but I came to “çi vete” “çi vate”.
– A flisni anglisht?
– Po.
– Mund të ulem këtu me ju për të biseduar?
– Me kënaqësi!
– Kur unë dhe Stavros ishim të rinj, ne kishim emigruar në Australi. Një ditë, Stavros më pyeti: do të kthehemi në vendin tonë? Unë i thashë dakord dhe u kthyem këtu, në Pargë.

Ajo me të cilën u përballa këtu në fillim më befasoi, kushdo më përshëndeste “çi vete”, “çi vate”, të gjithë flisnin shqip këtu. Mendova se erdha në vendin tim, por erdha në “çi vete” “çi vate”.

E solla këtë histori personale në Çamëri për të treguar të kundërtën e asaj që kryeministri ynë shprehet në intervistën e mëposhtëme duke pretenduar se : “Me aq sa di unë jo. Nëse ka diçka të tillë, nuk ështe e drejtë. Se nuk ka territore shqiptare ka territore ku shqiptarët jetonin më parë”.

Por Stavro, zonja e tij dhe me mijëra banorë të Pargës, Margëlliçit, Volës, Agjisë, Filatit dhe kudo anembanë Çamërisë, tregojnë që shqiptarët jo vetëm jetonin më parë por vazhdojnë jetojnë aty, në shtëpitë e veta Z. Kryeministër.

Është e papranueshme, të harrohen shqiptarët ortodoks të Çamërisë!
Është e papranueshme të harrohet Çamëria!

Alket Veliu, drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit