Presidenti amerikan Donald Trump, që në të kaluarën kishte shkaktuar reagime të ashpra duke e quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator,” ka befasuar me përgjigjen kur është pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale. Gjatë një deklarate bashkë me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, Trump u tërhoq nga deklarata e tij, duke thënë: “A thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë.”
Trump shtoi se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe përparësia e tij kryesore është ndalimi i luftës, duke shprehur besim për një mundësi paqeje me Rusinë. Ai lavdëroi veprimet e fundit të Rusisë në bisedime dhe shprehu optimizëm se do të arrihet një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump when asked if he still believes that Zelensky is a dictator: “Did I say that?” pic.twitter.com/qBEPV8wCoV
— AlexandruC4 (@AlexandruC4) February 27, 2025
Ndërkohë, kryeministri Starmer theksoi rëndësinë e sigurisë afatgjatë për Ukrainën dhe nënvizoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të respektohet nga Rusia.
Trump gjithashtu komentoi një marrëveshje për mineralet e rralla, që do të nënshkruhet me Zelenskyn, duke e quajtur atë një “garanci” të rëndësishme për Ukrainën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Presidenti Zelensky do të vijë të më takojë të premten në mëngjes. Dhe ne do të nënshkruajmë një marrëveshje vërtet shumë të rëndësishme për të dyja palët, sepse me të vërtetë do të na çojë në atë vend, duke punuar atje”.