-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti Berisha në “5 Pyetjet”: Përplasja Trump-Zelensky, mund të jetë strategji për Rusinë

Kryesoret

Analisti nga Kosova, Rid Berisha, gjatë lidhjes live në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, diskutoi për përplasjen mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai theksoi se kjo mund të jetë një strategji e Trump për të lënë hapësirë Rusisë në Ukrainë dhe për të distancuar këtë të fundit nga lidhjet me Kinën.

“E pazakontë. Presidenti Trump është atipik. 40 minutat e parë të takimit, shkuan për vaj. Dhe për një moment Zelensky i shfrytëzoi 10 minutat e fundit dhe kthyen përmbys përpjekjet për paqe. Zelensky po përpiqet tashmë të risjellë në tavolinë marrëveshjen për Shtëpinë e Bardhë. Zoti Trump ka një sjellje atipike për president, por horizontin e gjerë amerikanët nuk durojnë më të investojnë më në paqe. Zoti Zelensky po përpiqet të shfrytëzojë kanalet diplomatike sidomos me aleatët europianë. Pa SHBA nuk ka situatë premtuese që vendos paqen në Ukrainë.

Britania refuzoi propozimin e Macron për një armëpushim prej një muaji. Britani po rikthen influencën e saj mbi BE si një forcë që vendos objektivisht forcën. Europianët duhen të gjejnë mënyrën për të komunikuar me SHBA-të. Zoti Trump ka një kauzë më të gjatë për tu përballë me Lindjen e Mesme. Gjithë kjo përpjekje ka një qëllim që Rusinë të mos e lërë të vijojë të ketë raporte të mirë me Kinën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit