Detaje të reja kanë dal në lidhje me operacioni anti-drogë të zhvilluar në Sarandë. Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona në Sarandë dhe 9 në Delvinë.
Në Sarandë janë arrestuar Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”.
Gelbert Koshi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli me masë sigurie “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.
Ndërsa në Delvinë dy prej të arrestuarve janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.
Policia aksion anti-drogë në Sarandë, arrestohen tre persona, lëshohen 10 masa sigurie