Ditën e sotme në Komisionin e Medias u kualifikuan dy emrat përfundimtare që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ata janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli dhe këto do të kalojnë për votim në seancën plenare të 13 marsit.
Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Ky votim erdhi pasi kreu i Këshillit drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët dhe anëtarët, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci u shkarkuan nga Kuvendi për shkak të procedurës së paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH.