-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Rënia e eksporteve vazhdon pikiatrën, shkak modeli ekonomik i dështuar i Rilindjes

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një dekaratë për mediat ka tha se rënia dramatike e eksporteve vazhdon pikiatën e pandalshme. Sipas tij kjo rënie vazhdon për shkak të modelit të dështuar ekonomik të rilindjes.

Blushi nënvizoi se me prioritetin e pestë madhor të Partisë së Lirisë do të ndërtohet Shqipëria fuqi eksportuese.

Ai u shpreh se objektiv i Partisë së Lirisë, do të arrihet nëpërmjet realizimit të 4 prioriteteve të tjera, si: ndalimi i shpopullimit, dyfishimi i pagave dhe pensioneve, arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor, si dhe fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Blushi theksoi se vetëm duke votuar me 11 maj për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mbështetja e aktiviteve prodhuese dhe eksportuese do të arrijë në nivelin 50% të prodhimit të brendhsëm bruto.

Shqipëri Madhështore do të thotë Shqipëri Fuqi Eksportuese, dhe kjo do të realizohet falë programit tonë që synon:

Rritjen e prodhimit të energjisë nëpërmjet liberalizimit, për të qenë të pavarur nga importi i energjisë elektrike;

Ndërtimin e kapaciteteve të përpunimit të naftës dhe produkteve të tjera të hidrokarbureve;

Rritjen e shkallës së pasurimit dhe përpunimit të mineraleve në vend me qëllim rritjen e vlerës së eksporteve të tyre;

Nxitjen e permiresimit dhe prodhimit bujqësor-blegtoral, rritjen e përpunimit agro-industrial, per rritjen e eksporteve dhe rritjen e burimeve dhe rezervave ushqimore për vendin;

Nxitjen e rritjes se prodhimit te industrise duke i siguruar mbështetje infrastrukturore, subvencionuar investimet si dhe grante për kompanite ekportuese;

Mbeshtetjen dhe nxitjen e përdorimit të teknologjisë me qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërinë se produkteve;

Procedura të thjeshtuara administrative dhe doganore me vendet e BE-së; krijimin e lehtësirave fiskale; njohjen dhe kthimin e vlerës së TVSH-së në momentin e eksportimit, per të gjitha sipermarrjet eksportuese;

Mbeshtetjen me grante, programe, kredi të buta, garanci sovrane, per kompanite eksportuese

Mbeshtetjen e bizneseve start-up – me potencial rritjen e eksporteve, dhe në vecanti ne fushën e IT dhe inovacionit duke financuar deri ne 10,000 Euro për start-up dhe tax-free për 5 vite.

Rritjen e investimeve në arsim dhe kujdes shëndetësor për të rritur kapitalin njerëzor dhe konkurrencën në industri me rritje të shpejtë dhe me vlerë të lartë si bio-teknologjia, inxhinieria, financa, mjekësia

Rritjen e investimeve në infrastrukturë moderne kritike për të mbështetur bizneset dhe industritë e përfshira në tregjet ndërkombëtare

Mbeshtetje per standardizimin e produkteve dhe markave të prodhimit në dobi të zhvillimit të biznesit shqiptar në përgjithësi.“, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit