Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
Berisha në rrjetin social shprehet se ishte një atmosferë e ngrohtë e miqësore dhe ku u takua me miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
“Të nderuar miq,
Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare. #sb”, shkruan Berisha.