Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Shqiptari i identifikuar si Daniel Tafa ka qenë duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali ka shpërthyer dhe e ka prekur në shpinë ku si pasojë i ka marrë jetën.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Maniago.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin në punë por vijojnë hetimet nga karabinierët të cilët kanë sekuestruar uzinën, makinerinë dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës.
Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.