Kryeministri Edi Rama në takimim me të rinjtë në Lezhë ka ironizuar partitë e reja. Rama tha se listat e partive të reja janë të mbushura me njerëz problematikë.
“Thonë që kanë dalë disa parti të reja. Çfarë të reja, 17 ishin për dekriminalizim. Unë vetë personalisht, të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, nuk mendoj që ata janë bashkëpunëtorë të krimit, por mbushur me njerëz problematikë në lista. Ato janë parti që merr babën, nonën, merr çunin e tezes, merr edhe kushërinjtë dhe pastaj kap të tjerët dhe dalin kukumjaçka me probleme që i kemi heq vetë edhe në të shkuarën”, tha Rama.