-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uzuni: Goli me Kombëtaren, një pritje e gjatë që më bëri të lumtur

Kryesoret

Myrto Uzuni realizoi golin e tretë për Shqipërinë në ndeshjen kundër Andorrës, duke shënuar pas një periudhe të gjatë pritjeje për të rikthyer veten si shënues me Kombëtaren.

Sulmuesi beratas u shpreh shumë i lumtur për fitoren, duke theksuar rëndësinë e tre pikëve dhe përpjekjen e grupit për të dëshmuar superioritetin ndaj një ekipi më të vogël si Andorra.

“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme pasi të gjithë e dimë që kundërshtari nuk është Anglia, pasi i dimë kualitet e tyre, por edhe tonat. Të gjithë e dimë që ndeshja jonë për të fituar ishte kundër Andorrës, dhamë maksimumin, jam shumë i lumtur për 3 pikët dhe vazhdojmë përpara. Problemi i vetëm është që kur ti je më i mirë në letër, duhet ta demonstrosh në lojë, besoj që çunat sot hynë shumë mirë në fushën e lojës, pa bërë diferenca që Andorra është një ekip më i vogël dhe mendoj që ky ishte çelësi i suksesit. Të them të drejtën jam shumë i lumtur për golin pasi ka shumë kohë që e prisja, falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë deri tani dhe mendoj se besimi rikthehet te unë dhe të shënoj sa më shumë gola siç bëja dhe me klubin”, u shpreh Uzuni për mikrofonat e “FSHF”-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit