Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të 2-të të negociatave. Begaj shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian.
Ai nënvizon se duhet të që vazhdojnë me përkushtim, bashkëpunim dhe përgjegjësi për të ecur drejt anëtarisimit në Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan Begaj në platformën X.