-sidi education-spot_img
13 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grusht në sy dhe gërvishtje në qafë/ Prokurorja: Ilaria u dhunua para se të vritej

Kryesoret

Ekspertiza mjeko-ligjore dhe autopsia kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës në Itali nga i dashuri filipinas. Në fytyrën e saj janë konstatuar mavijosje, gërvishtje dhe thonj të thyer.

Mark Samson i pyetur nëse kishte pasur një sulm fizik përpara se ta godiste me thikë në qafë, u përgjigj me një “Jo”. Por autopsia e rrëzon.

“Ilaria ka një hematomë të madhe, një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në vetullën e majtë, nga një grusht apo ndonjë send.

Një goditje tjetër në sy, një në buzë dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur të kishte pasur një përleshje… pastaj plagët me thikë… ka tre në qafë plus katër në faqe, plus plagë të tjera.

Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e djathtë dhe thonj të thyer në dorën e majtë” thotë prokurorja Maria Perna.

Nga konstatimet e mjekësisë ligjore duket se Ilaria Sula u përpoq të mbrohej nga i dashuri por pa mundur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit