-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Nëse PS do qeveriste nga 1992 deri më sot, tani do ishim në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë. Rama u bëri thirrje që të votojnë Partinë Socialiste. Ai u shpreh se nëse Partia Socialiste do të ishte në qeevrisje në 1992 atëherë tani do të isht në Bashkimin Evropian.

“Por nëse do ta vazhdojmë pak më tej, unë e kuptoj shumë mirë që shumë nga shokët dhe shoqet e mia, që nuk kanë parë çfarë kemi parë ne me sytë tanë, që nuk e dinë se nga është nisur ky qytet për të ardhur këtu ku është sot, që nuk e kanë jetuar historinë e viteve ’90, që nuk e kanë përjetuar shqipërinë në prag të humnerës, që nuk i kanë parë rrugët të mbushura me njerëz të armatosur, që nuk kanë fjetur ndonjëherë në zhurmën e kallashnikovëve, që nuk kanë parë çdo mbrëmje në televizor se sa vetë ishin vrarë rrugëve Sot bëjnë pyetje: “Po përse PS?”. Njëri prej argumenteve është se, nëse PS do ta kishte pasur detyrën për të drejtuar vendin në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1992 e deri më sot, Shqipëria do të ishte sot në Bashkimin Evropian. Nuk do të kishte humbur disa momente historike, disa shanse të pakthyeshme, duke rënë në humnerë dhe nga ana tjetër, në të gjitha herët dhe vendet, qoftë në krye të vendit, qoftë në krye të bashkive, kurdoherë që të tjerët kanë pasur mundësinë për të drejtuar, vendi dhe çdo bashki e tij ka dalë më keq sesa kur e ka marrë drejtimin Partia Socialiste. Në të gjitha rastet, çdo herë që PS ka marrë drejtimin e vendit, gjërat kanë qenë më mirë.”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit