-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nëse hymë në BE, marrim buxhet ekstra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë gjatë fjalës së tij u bëri thirrje që të votjnë Partinë Socialiste. Rama u bëri thirrje që të votojnë për Shqipërinë në BE, për pasaportën europiane për t’i dhënë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë. Ai theksoi se me hyrjen në BE do të fitohet një buxhet ekstra.

“Momentin që merr atë pasaportë t’i rri ku të duash dhe të gjitha gjërat të njihen njësoj se me ata që kanë lindur aty. Po jua them edhe juve. Mund të keni shokë, apo simpatizantë, apo pak më shumë intimitet me çuna që nuk janë të bindur për të votuar PS. Duhet t’i bindni duhet t’i thoni për të votuar PS për pasaportën europiane. Nëse ju thonë do votojmë për bufin e kënetës, lërini. Dënojini, mos ja varni fare. pastaj po qe se doni aq shumë lërini disa kohë të pendohen dhe me pas të ju japin fjalën që s’do e përsërisin atë gabim. Por kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë. Kurse ata do thonë rroftë dashnorja ime se ndryshe nuk do futeshim në BE. Dua edhe të ju them që gjatë këtyre ditëve më bie të shkoj në pika të ndryshme në Tiranë dhe realisht ngaqë nuk kam hyrë shumë nëpër lagjet e Tiranës, por këtu ka qenë një bërllog, quhej tregu elektrik. Mbushur me lloj lloj …. frigoriferë, lavatrice…Shikoni çfarë është bërë këtu. Këtu është Europa…Por nuk është vetëm këtu. Në të gjitha pikat ku kemi shkuar ka një ndryshim të madh. Sot kjo Tiranë është një kryeqytet europiane që pret 1 milion turistë në vit. Deri para disa vitesh në verë ishte e zbrazur, sot është plot me turistë nga e gjithë bota. Por kemi nevojë për të bërë më shumë akoma. Jo vetëm në Tiranë, por të në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet me çdo kusht që të rrisim më tutje pensionet sepse një pjesë e madhe e pensionistëve janë viktima të atyre që duan të vijnë dhe thonë janë madhështorë…Pensionet janë të lidhura me sigurimet shoqërore, nëse hymë në BE, marrim automatikisht buxhet ekstra”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit