Mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë. Si pasojë 4 persona janë lënduar, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Objekti i sulmit ka qenë makina e sigurisë Pelikani Security. Autorët e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës. Më pas autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijopjnë punën për t identifikuar autorët.
Atentati në Tiranë, 4 persona të lënduar, 2 në gjendje të rëndë