-sidi education-spot_img
14.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në SPAK: Mesazhet që McGonigal i çon Ramës çdo ditë nga qelia

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, i shoqëruar nga simpatizantë demokratë për të bërë paraqitjen e radhës para oficerit të policisë gjyqësore, pasi mbi të rëndon ende masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha u fut në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke mbajtur në kokë kapelën që mban numrin 1, atë të cilin Partia Demokratike do e ketë në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 Majit. Pasi doli listoi akuzat për Edi Ramën dhe qeverinë.

Erdha këtu pa përtesë, pasi ardhja ime shërben si dëshmi e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narko-trafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politikë. Hetimi shterues, vettingu 32 vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se nuk kanë përfituar asnjë favor. Projekti i Ramës për të marrë një mandat të katërt, keqpërdorimi i SPAK-ut. Pse nuk arrestohet Taulant Balla?

Pse nuk hetohet Belinda Balluku? Pse nuk është marrë në hetim apo në ndjekje asnjë nga njësia e mbikëqyrjes së inceneratorit që nuk ekziston? Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Rama kryesisht dhe pastaj i ndau me të tjerë? Ku kanë shkuar 80 mln euro për anijet fantazmë, tigrat fantazmë të Belindës?

Ku kanë shkuar 120 mln euro të check up dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Rama për paratë që i dha Vilma Nushit? Kush i mori 60 mln euro të tunelit të Llogarasë? Pse SPAK nuk heton?.

Mc Gonigal cdo ditë nga qelia i çon mesazhe Ramës; unë vërtetë i mora paratë, por ato m’i dhe ti që më kompromentove. Tani pritet vota e shqiptarëve që Rama të shkojë tek McGonigali, ndoshta javën e parë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit