-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-Ramës: Larg duart nga propaganda e turpshme

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Berisha i kërkoi Ramës që të qëndrojë larg nga propaganda, ndryshe sipas tij do të ndëshkohet. Gjithashtu Berisha ka komentuar edhe deklarta e kryeministrit, duke iu drejtuar që mos luajë me familjet dhe fëmijët shqiptarë.

“Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë.

Njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia.

Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne.

Turp i madh shumë!

Po si mund të flasësh ti se na duhet ajo dhe kjo? Çfarë janë ato dhe këto që t’u dashkan ty, i pafytyrë. Me një gjuhë të tillë flet…

Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.

Të dashur miq, këto nuk janë rastësi. Jo, jo. Këto janë botëkuptim i atyre të cilët vërshuan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kundër familjes dhe vlerave të saj. Është botëkuptimi i atyre të cilët thanë se ka ikur koha të quajmë nënën, nënë dhe babën, babë.

Është botëkuptimi i atyre të cilët prunë në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave dhe për të lindur fëmijët e askujt.

Është botëkuptimi i njerëzve që kanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë. Por, Edi Rama, këto nuk do kalojnë kurrë tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Ti me atë gjindjen tënde mund të bësh ç’të duash, nuk dua të them se çfarë meriton, por me familjen shqiptare mos luaj se nuk loz dot kurrë. Me fëmijët shqiptarë mos luaj.

Larg duart nga propaganda e turpshme që është e dënueshme në çdo vend të botës. Asnjë votë nuk do marrësh ti me këto që bën, përkundrazi, ndëshkim, ndëshkim, ndëshkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit