Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte sot në SPAK për t’u paraqitur duke respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Një nga gazetarët, pasi doli, e pyeti Berishën lidhur me thirrjet e disa të dënuarve dhe paraburgosurve “Sali je hero”. Ish-kryeministri kishte një premtim për të paraburgosurit.
“Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Europë sepse mban në burgje 67% të gjithë popullatës së burgjeve, është në paraburgim dhe nuk ka dëshmi më madhore torture sesa kjo.
Në këtë vend ka pushuar së funksionuari prezumimi i pafajësisë ndaj edhe i garantoj se ato ditë burgu që bëjnë pa meritë do u shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur” tha ai.
A do ta merrni votën e tyre? “Se për kë do të votojnë e dinë ata vetë, por të votosh për xhelatin tënd është problem” tha Berisha.
Berisha në SPAK: Mesazhet që McGonigal i çon Ramës çdo ditë nga qelia