Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka reaguar në rrjetin e tij social për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Obama shprehet se Papa Françesku ishte udhëheqësi i rrallë që na bëri të donim të ishim njerëz më të mirë.
Ai thekson se Papa kujtoi se sa të lidhur janë nga detyrimet morale ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Gjithashtu thotë se ai dhe gruaja Michele po vajtojnë me gjithë botën.
“Papa Françesku ishte udhëheqësi i rrallë që na bëri të donim të ishim njerëz më të mirë. Me përulësinë e tij dhe gjestet e tij njëkohësisht të thjeshta dhe të thella, duke përqafuar të sëmurët, duke u shërbyer të pastrehëve, duke larë këmbët e të burgosurve të rinj, ai na nxori nga vetëkënaqësia jonë dhe na kujtoi se të gjithë jemi të lidhur nga detyrimet morale ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Sot, unë dhe Michelle vajtojmë me të gjithë në mbarë botën, katolikë dhe jo-katolikë njësoj, që morën forcë dhe frymëzim nga shembulli i Papës. Le të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje thirrjes së tij për të mos mbetur kurrë në kufijtë e këtij marshimi të shpresës së gjallë”, shkruan Obama.
View this post on Instagram