Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oltra në komunën Lamon të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo.
Sipas hetimeve, babai ka goditur djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase.