Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki është bërë nënë për herë të dytë.
Kristina ka ndarë disa foto nga salla e lindjes, duke puthur vajzën e sapolindur. Ajo ka zbuluar edhe emrin e saj, Meisi.
“Mirë se erdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot”, shkruan Kristina.