Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar qeverinë për gjendjen e rëndë të bujqësisë dhe blegtoris në Përmet, Skrapar dhe Kolonjë.
Meta shprehet se qeveria ka shpopulluar trevat si dhe ka shpërdoruar fondet e BE. Ai tha se pas 11 maj, fermeri do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi.