Fidel Ylli është rizgjedhur president i Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore. Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të komitetit olimpik.
Në fjalën e tij, ai theksoi edhe një herë premtimin më të madh të këtij mandate të ri që është projekti i qytetit olimpik.
Ky projekt është për një kompleks të madh sportive ku përfshihen të të gjitha sportet dhe për të cilin sipas Yllit po kërkohet mbështetja e partnerëve nga Lindja e Mesme si Arabia Saudite.