-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëndohen 151 persona, shkollat mbyllen për dy ditë

Kryesoret

Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm ka rënë në Stamboll, ku janë lënduar 151 persona. Ata janë hedhur nga lartësitë për shkak të panikut. Nuk raportohen për viktima.

Ministri i Arsimit, Yusuf Tekin ka njoftuar se shkollat në Stamboll do të mbyllen të enjten dhe të premten. Ai shton se në asnjë shkollë të qytetit nuk është raportuar ndonjë incident serioz dhe se kopshtet e shkollave do të jenë të hapura për publikun për t’u përdorur si hapësira të sigurta.

51 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin më herët, sipas ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya. Më i forti prej tyre ishte 5.9 ballë, thotë ai.

Yerlikaya shton se tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua rreth shtatë kilometra nën tokë dhe zgjati 13 sekonda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit