Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj. Ata dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.
Ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh te ish -sheshi “Shqiponja”. Ndërkohë policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.