Sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 39 persona, shumica gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez.
Njëmbëdhjetë persona u vranë kur një sulm ajror goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës pasditen e së enjtes.
Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe rinisi luftën e tij ajrore dhe tokësore mbi një muaj më parë. Izraeli po ashtu që nga fillimi i marsit ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe importe të tjera për territorin ku jetojnë 2 milionë palestinezë, me qëllim që t’i bëjë presion Hamasit për lirimin e pengjeve.
Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura, ku 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.