Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit u shpreh se partia e tij është e gatshme të marrë pjesë në takime me përfaqësues të partive të tjera.
Ai ka përsëritur se AAK-ja e voton kandidatin konsensual të VV-së. “I kemi cekë dy emra për me hapë rrugë, me siguri ka edhe të tjerë të pranueshëm”.
Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur fare komunikim mes LVV-së e partive të tjera. “Jo, sa di, nuk ka komunikim fare. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në takime”.