Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për sondazhin e qarkut të Vlorës. Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se rezultati i Vlorës do të shkojë 8 me 4 për Partinë Socialiste.
“Përsa i përket Vlorës, them se shifrat tregojnë atë se çfarë përcakton Kodi Elektoral dhe sistemi, që favorizon partitë e mëdha. Pra votat e partive të vogla edhe pse kanë shifra të larta, shkojnë dëm. Një tjetër faktor janë kandidatët e vendosur aty, atë që përfaqësojnë, flasim për emrat e kryetarëve të partive, por nuk dimë emrat e kandidatëve. Rezultati i Vlorës shkon ai i sondazhit, 8 me 4 për PS”, tha juristi.










