Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar se është kërcënuar me armë kandidatja e qarkut të Durrësit, Valbona Myhedinin.
45-vjeçari me iniciale A. B. u arrestua nga policia e Durrësit dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet një pistoletë plastike, lodër.
Ai e mbante armën në brez dhe dyshohet se ka ngritur xhupin duke ja treguar Valbona Myhedinit për të kërcënuar.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar dhe i evidentuar nga shërbimi psikiatrik.









