-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të udhëtojë Berisha në Amerikë? La Civita shuan dilemat

Kryesoret

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivitia tha sot se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka problemet e saj në SHBA. I ftuar në emisionin “Top Story”, LaCivita tha se në Washington DC ka një sherif të ri dhe gjërat po ndryshojnë. Ai theksoi megjithatë se nuk ka përvojë me aktivitetin e mëparshëm të ambasadores.

Cris La Civita: Kjo është hera e tretë që ndodhëm në Shqipëri. Kjo mbrëmje duhet të ketë pasur gati 20 mijë persona sonte dhe kjo është thelbësore. Në SHBA ne zhvilluam mitingun me Trump në Nju Jersy me 130 mijë persona, por sigurisht atje është popullata më e madhe. Jam i impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar.

Edi Rama ju ka përmendur ju personalisht është përpjekur t’ju metaforizojë, menjëherë jeni përgjigjur me bufin dhe miun…

Cris La Civita: Unë jam mësuar me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Rama është i tillë. Fakti është që fushata nuk ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër dhe dështimet. Ai ka qenë kryeministër për shumë kohë. Nuk mund të flas për ndonjë pikë të fortë nëse shikon ekonominë këtu por të kishit edhe një orë kohë do u shpjegoja të gjitha pikat e tij (Ramës) të dobëta.

Lajmi për mundësinë e Berishës për të udhëtuar në SHBA, ju kishit dijeni që do të vinte ky lajm?

Cris La Civita: Jo, nuk e dija. Përsa i përket letrës nuk e dija. Dhe në fakt kur u publikua pata një habi të këndshme, por unë nuk flas nuk komunikoj me DASH.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar bashkë në Amerikës?

Cris La Civita: Jo, Jo! Sepse fokusi im ka qenë tek fitorja e fushatës në Shqipëri.

Mesazhi i ambasadës amerikane për zgjedhjet në Shqipëri?

Cris La Civita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH, por mendoj që është e rëndësishme t’i kujtojmë njerëzve që demokracia është e shenjtë dhe drejta e votës është e shenjtë dhe njerëzit kanë aftësinë ta ndryshojnë qeverinë e tyre ose ta pranojnë, përmes votës. Në Shqipëri ka pasur probleme në të kaluarën….

Berisha e ka një portë hapur me ju në DASH?

Cris La Civita: Unë nuk komunikoj me DASH, por me siguri ata shohin lajmet. Unë jam marrë me politikën zgjedhore të Amerikës për 35 vjet, kam punuar për shumë senatorë, por edhe Trump. Partia Republikane në SHBA është shumë e afërt me PD-në, unë nuk punoj me socialistët dhe komunistët si Edi Rama./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit