Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ka folur rreth pamundësisë së LVV-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kurti ka shprehur se në Kosovë ekziston një vakum kushtetues, por jo një krizë institucionale.
S’kemi krizë sepse mekanizmat e shtetit funksionojnë dhe organet e rendit dhe sigurisë veprojnë. Vetëm Kuvendi i ri i Kosovës ende s’është konstitutar, sepse Kushtetuta e Kosova s’parasheh se çfarë duhet bërë kur propozimi për kryetar të Kuvendit s’i merr votat”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu ka thënë se Kuevendi i Kosovës nuk themelohet nga fituesi por nga të gjithë bashkë.
“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare.. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.