Policia e Kukësit ka nisur procedime ndaj dy të rinjve për shkelje të ligjit gjatë procesit të votimit. S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, është vënë nën hetim për “Shkeljen e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të fletës së tij të votimit.
Ndërkohë, një tjetër 18-vjeçar, O. Sh., nga Kukësi, është shpallur në kërkim dhe po hetohet për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë” pasi ka tentuar të hyjë me forcë në Qendrën e Votimit nr. 11 gjatë natës dhe ka penguar punonjësit e Policisë, të cilët nuk e lejuan të hynte.