Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas raportimeve në media shkak është bërë tërheqja e anëtarëve të PD.
Zv.kryetari i KZAZ-së Kelvin Shkrela tregon arsyet e tërheqjes së anëtarëve të Partisë Demokratike.
“Na janë larguar numëruesit e PD-së, po procedojmë me katër grupe. Na ka ardhur një njoftim nga KQZ që sipas kodit zgjedhor do duhet ta mbyllim numërimin e votës së subjektit politik brenda orës 22:00.
Në këto kushte do të detyrohemi të punojmë edhe me dy persona, që të arrijmë objektivin e KQZ” tha ai për Klan News.