Deri tani në orën 19:55, në të gjithë vendin janë numëruar 5161 kuti votimi nga 5225 në total.
Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani Socialistët kanë marrë edhe një mandat në Vlorë duke shkuar në 83. Ndërsa Partisë Demokratike i kanë ikur dy mandate, ku ia ka marrë Partia Mundësia.
Ndërsa në partitë e tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat. Ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.