Gjykata e Lartë ka pranuar ankesën e Arbër Veliajt vëllait të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër kontrollave të bërë në banesat dhe bizneset e tij me kërkesë të SPAK.
Këto kontrolla ishin vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të rishikohet nga Apeli i Posaçëm me të njëjtët gjyqtarë që e shqyrtuan më parë.
Pra kontrollat nuk do të pezullohen, por çështja do të shqyrtohet përsëri nga ky apel.