Në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste ka dalë fituese në votat e diasporës, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Nga qendrat e numëruara deri tani, PS ka siguruar 42,492 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike, e cila ka marrë 22,481 vota. Kjo ka krijuar një diferencë të dukshme prej më shumë se 20,000 votash mes dy forcave kryesore politike.
Në vendin e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6,670 vota, ndërsa Partia Mundësia ka siguruar 2,781 vota nga diaspora.
Këto rezultate të para sugjerojnë një mbështetje të fuqishme për PS-në nga qytetarët shqiptarë jashtë vendit, ndërsa lufta për vendet e tjera në parlamentin shqiptar mbetet e hapur.