Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi i numërimit të votave duhet që të vazhdojë pa u ndërprerë.
Balla tha se procesi i numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë që ata kanë humbur. Ai nënvizoi se synimi është që numërimi i votave të mbyllet sa më shpejt.
“Celibashi ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar edhe vijimin e këtij procesi.
Synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt. Por humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve po bëjnë përpjekje për të penguar vijimësinë e procesit.
Në këtë fazë ku jemi çdo votë që ka mbërritur dhe i administruar në mënyrë të rregullt nga KQZ dhe detyra e kësaj sallë këtu është t’i lexojnë. Dhe pas kësaj vijon saga e kontestimeve”, tha Balla.