Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë derisa të takohet me udhëheqësin rus Vladimir Putin.
“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ai nuk do të shkonte nëse unë nuk do të isha atje. Dhe nuk besoj se do të ndodhë diçka, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa unë dhe ai të takohemi. Por do të duhet ta zgjidhim këtë problem sepse shumë njerëz po vdesin”, tha Trump para bisedimeve për armëpushimin Rusi-Ukrainë që do të mbahen në Turqi.