Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, kandidati i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi sot se është dhunuar sekretari i KZAZ-së, nr 30, Remzi Mehmeti. Këlliçi thotë se dhunuesit janë lënë të ikin ndërsa janë mbyllur dyert e KZAZ. Sekretari i KZAZ Remzi Mehmeti ka shkuar në komisariatin nr 6 të bëjë kallëzim.
“Sekretari i KZAZ Remzi Mehmeti përfaqësuesi i PD-së është goditur nga persona ende të paidentifikuar nga ne deri tani sepse shpallën të pavlefshme një fletë votimi e cila dukshëm ishte e pavlefshme. Fleta e votimit kishte shënuar dy kandidatë të votuar, njëri prej tyre i PS-së, Ornaldo Rakipi dhe një kandidat tjetër i PS-së
E habitshme është edhe pse ka përshkallëzuar konflikti janë lejuar dy makina të dalin me personat që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ tonë, Remzi Mehmeti dhe është mbyllur dera, pasi janë larguar ka ardhur policia. Policia ka dhënë urdhër që të gjithë personat të jenë brenda për të bërë verifikimet.
Brenda janë personat që zbatojnë ligjin, numëruesit anëtarët e KZAZ ndërsa ata që dhunuan sekretarin e KZAZ janë larguar. Policia ka ardhur formalisht të këqyrë në vendin e ngjarjes. Nuk kemi informacion më shumë.
Remzi Mehmeti ka shkuar në komisariatin nr 6 për të bërë kallëzim. Do e cojmë dhe në SPAK. Ky është krim zgjedhor i kapur në flagrancë. Në dijeninë time, personi që ka goditur sekretarin e KZAZ nuk ka pasur bexh. Nuk na lejojnë të hyjmë brenda” tha Këlliçi.
Grushte në Kashar/ Celibashi: Numërimi rifilloi! Por çfarë ndodhi?