-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton krizën humanitare në Gaza

Kryesoret

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar krizën humanitare në Rripin e Gazës, pas kërkesës së Greqisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës dhe Algjerisë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, kritikoi ashpër Izraelin dhe komunitetin ndërkombëtar për moslejen e hyrjes së ndihmave në Gaza. Ai theksoi se mbi 70% e territorit është kthyer në zonë lufte, dhe më shumë se 2 milionë banorë janë në rrezik nga uria. Fletcher kërkoi që punonjësit humanitarë të mund të operonin pa pengesa dhe shtoi: “Në të ardhmen do të na pyesin çfarë bëmë për të ndalur këtë tmerr,” duke theksuar se shumë do të përgjigjen me fjalët “bëmë ç’kishim mundësi.”

Në seancë, ambasadori izraelit Dani Danon akuzoi OKB-në për furnizimin e Hamasit me ndihma. Nga ana tjetër, SHBA rikonfirmoi mbështetje për të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje dhe prezantoi një fondacion të ri për t’u siguruar që ndihmat të mos përfundojnë në duar të grupeve radikale.

Dorothy Shea, ambasadore e SHBA-së, tha se askush nuk dëshiron të shohë civilët palestinezë duke vuajtur dhe kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar ndihma të shpejta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit