-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Antonio Costa: Fitorja e zgjedhjeve, konfirmim për rrugën në BE

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Costa u shpreh se ishte i kënaqur që e mbyllte turin në Tiranë dhe mezi priste nesër samitin e komunitetit Politik të Europianëve.

Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është angazhimi i përbashkët mes dy vendeve.

“I dashur Edi, faleminderit për mikëpritjen kaq të ngrohtë. Është kënaqësi për mua ta përmbyll turin tim në 6 vendet e rajonit këtu në Tiranë. Procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimior është investimi i duhur dhe e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë proces deri në fund. Shqipëria është në rrugën e duhur për BE-në. Rezultati i zgjedhjeve shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kunsër korrupsionit dhe reformat. Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme.

Përgëzoj edhe Mogherinin për iniciativën, nismën, realizimin këtu të Kolegjit të Europës, uroj edhe studentët e vitit të parë që marrin pjesë këtu. Më vjen shumë keq që nuk do kem kohë të vij te Kolegji dhe shpreh kënaqësinë që ju shoh këtu. Europa nuk do të thotë vetëm begati, apo vetëm vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët për të ardhmen e përbashkët, ndaj është kënaqësi që shoh këtu vitin e parë të studentëve sepse pas themeluesve e etërve të BE-së ky është moment i rëndësishëm, si në 1992 për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap”, tha Costa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit