-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria maksimale në Tiranë për Samitin Evropian, mbi 1500 efektivë në terren, bllokime të shumta rrugore

Kryesoret

Tirana është blinduar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet më 16 maj. Për ruajtjen dhe sigurinë e delegacioneve të nivelit të lartë, janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie nga të gjitha strukturat, përfshirë Antiterrorin, Policinë e Rendit dhe Rrugores, si dhe forcat bashkiake.

Rreth 600 efektivë do të jenë të përqendruar vetëm në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku zhvillohet aktiviteti. Në operacion përfshihet edhe Garda e Republikës dhe SHISH, të cilat kanë në terren agjentë për monitorimin e situatës, përfshirë rrjetet sociale, për çdo tentativë destabilizimi.

Ndërkohë, janë shpallur edhe kufizimet në qarkullim. Gjatë datës 16 maj do të ketë bllokime të plota të lëvizjes në disa akse kryesore rrugore, veçanërisht nga Rinasi drejt qendrës së Tiranës dhe anasjelltas. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të përdorin rrugët alternative të komunikuara zyrtarisht.

Samiti sjell në Tiranë 47 liderë të vendeve evropiane, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në epiqendrën politike të kontinentit për një ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit