Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ndodhet për herë të parë në Tiranë. Ai po viziton Shqipërinë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 vende të kontinentit, por edhe drejtuesit e lartë të BE-së dhe shefi i NATO-s.
“Jam i lumtur të jem këtu. Po shoh të takoj shumë liderë evropianë dhe të bashkëpunojmë më ngushtë. Qëllimi im është të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve evropiane, por edhe me vendet e tjera. Jam i lumtur që jam këtu”, tha Merz, i cili së fundi u bë kancelar i Gjermanisë.