Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç–Patok. Dy makina janë përplasur dhe si pasojë një nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërsa drejtuesi tjetër i makinës E.K., po kryhen veprimet procedurale përkatëse. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








