Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua samiti i Komunitetit Politik Europian.
Liderët që u larguan më herët nga Tirana janë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Menjëherë pas drekës liderët janë larguar drejt aeroportit të Rinasit. Ndërkohë liderët e Europës përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë.