-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba te ‘Komuna e Parisit’, policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht me armë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që ndodhi pas mesnate në Tiranë, ku një 28-vjeçar u dërgua i lënduar me armë zjarri në spital.

Uniformat blu thonë se ai dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me një armë zjarri që e mbante pa leje. Ngjarja është regjistruar në ambientet e një lokali në komunën e Parisit.

Policia bën me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Pavarësisht plagës, ai është vënë në pranga për faktin që mbante armën pa leje.

Ndërkohë dy shokë të tij, një 33-vjeçar me iniciale A.C dhe një 41-vjeçar me iniciale E.E kanë fshehur armën e zjarrit dhe gëzhojën në një ambient jashtë lokalit.

I pari është vënë në pranga, ndërsa tjetër u shpall në kërkim. I arrestuar përfundoi edhe një 30-vjeçar, kamarieri i lokalit, pasi ka fshirë vendin e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Plumba në Tiranë në mesnatë, ka të plagosur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit